• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Rama planifikon shkatërrimin e bulevardit Vlorë-Skelë, mbyllen qindra biznese

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha ka publikuar një mesazh të një qytetari i cili denoncon një plan të ri për Vlorën. Sipas këtij denoncuesi, bulevardi kryesor Vlorë-Skelë do të prishet, dhe bashkë me të edhe qindra biznese.

Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama për këtë plan për të shkatërruar sipas tij bulevardin më të bukur të bregdetit shqiptar dhe iu bën thirrje vlonjatëve të ngrihen më këmbë.

STATUSI I SALI BERISHËS: 
Rama do prishë bulevardin kryesor Vlorë-Skelë duke shkatërruar qindra biznese!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Me këtë rast ju bëj thirrje qytetarëve të Vlorës të mos lejojnë Petro Kolekën e ri (pyesni pak në Vuno për Petron) të shkatërrojë bulevardin e më të bukur të bregdetit shqiptar dhe më gjerë! Në këmbë vlonjate!
“I dashur Berisha! Të dashur miq! Kjo nuk është gjë që po shikoni për rilindjen urbane në Lungoparen. Shumë shpejt sipas një plani të urbanistikës do fillojë shkatërrimi i bulevardit Vlorë-Skelë. Qëllimisht u lanë të shkatërroheshin 1000 palma. Tani do filloj rilindja urbane të shkatërrojë këtë bulevard. Do filloj të konceptohet nga shkencëtaret e rilindjes jo si një bulevard nga më të bukurit në Europë po si një park ku të argëtohen njerëzit. Këta me njerëzit nënkuptojnë moshën e tretë se rinia iku. Do bëhet një shkatërrim total i bulevardit njësoj si shpikjet e Lungopares. Do mbillen në mes të rrugës Rrepe dhe do bëhet kalimi shumë i ngushtë duke zgjeruar trotuaret dhe duke nxjerrë jashtë funksionit me mijëra biznese anës rrugës. Ky është provokimi më i madh që do t’u bëhet vlonjatëve po jo vetëm vlonjatëve po gjithë Shqiptarisë. Vlonjatët nuk do rrinë indiferentë, ky do jetë përplasja e së vërtetës.”



4 Comments

  1. Or llum I mbytur ne mut, labet i fusin Karin zonjes tende dhe ty te fusin preshin ne goje dhe bythe sic ta kane futur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *