• |
ide | kryesore

Eminem vjen në bashkëpunim me Ed Sheeran (FOTO)

Paparazzi, Slider



Pas plot katër vitesh nga albumi i fundit “Marshall Mathers LP 2” është rikthyer mbreti i muzikës hip hop, Eminen. Ai ka vendosur të rikthehet siç i ka hije, me albumin e tij të titulluar “Revival”, për të cilin ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës si Beyonce, Ed Sheeran, Alicia Keys, X Ambassadors, Skylar Grey, Kehlani dhe Pink.

Në kuadër të publikimit të albumit të tij i cili përmban plot 19 këngë, Eminem ka treguar në rrjetet sociale që do të zhvillojë një tur muzikor në Europë gjatë vitit 2018-të dhe do të vijë pranë shqiptarë më afër se asnjëherë tjetër. Reperi i njohur në datën 7 korrik do të mbajë koncert madhështor përpara fansave të tij në Milano, Itali dhe nëse e keni ndarë mendjen të shkoni, duhet të kurseni pak. Destinacionet e tjera të afërta janë edhe Zvicra me Gjermaninë.

expo.png

 

Por në ditën e Shën Valentinit, Eminem kishte rezervuar një surprizë me fenomenin e momentit, Ed Sheeran.  Dy këngëtaret kanë nxjerrë videon më të re “River”, në të cilën Eminem është i ftuar special, por është një nga 19 këngët e albumit “Revival”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *