• |
ide | kryesore

FOTOT/ Berisha del nga takimi me Metën, çfarë ka thënë për negociatat me Greqinë

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta po konsultohet me të gjithë paraardhësit e tij, nëse duhet t’ia japë plotfuqinë Ministrisë së Jashtme të negociojë marrëveshjen e re të kufirit detar me Greqinë apo jo.

Këtë të enjte është takuar me ish presidentin Sali Berisha. Nga deklaratat e mëparshme të Berishës është e lehtë të kuptohet se çfarë e ka këshilluar Metën.

Dyshimet janë se marrëveshja është mbyllur tashmë dhe negociatorët mblidhen vetëm për ta “noterizuar” atë. Dyshimet u përforcuan nga deklaratat e politikanëve grekë. Në përfundim të bisedimeve Bushati-Kocias, kryeministri grek Aleksis Cipras deklaroi se Greqia do të mbështesë hapjen e negociatave të Shqipërisë, ndërsa Ministri i Jashtëm grek Nikos Kocias ka dhënë detaje tashmë të marrëveshjes së arritur, siç ishte zgjerimi i kufirit grek në maksimumin e mundshëm në 12 milje.

Berisha ka akuzuar Ramën dhe Bushatin për tradhëti. Në një reagim të tij, Berisha e ka quajtur marrëveshjen një pazar.

“Ka bërë pazarin e kufirit detar me Greqinë, në të cilin ministri i Jashtëm grek thotë se ‘fituam zgjerimin e ujërave me 12 milje’. Të gjithë ata që mendojnë se kjo deklaratë është propagandistike, gënjejnë veten e tyre. Ministri grek e ka deklaratën 100 % të vërtetë. Marrëveshja jonë ishte ajo që të takon në linjën e mesit, në distance të baraslarguar. Marrëveshja e tij është; ‘po të jap thërrime, llokmën po e mbaj për vete’. S’mund ta kalojë atë marrëveshje, pa kaluar mbi trupat tanë. Asnjë cm sdo kalojë. Do e paguaj me çdo çmim” ka thënë Berisha.



3 Comments

  1. Duket se del zbuluar tradhtia e Sales ndaj Meta ska per ta firmos plotfuqishmerine, sepse mesa kuptohet kjo marreveshje do jete shume me e mire per Shqiperine.

  2. ari,
    shpejt jep konkluzionet e ketij takimi si ekspert i politikes opozitare qe je i pa zevendesueshem.
    Me pas do te perforcohet nga Namyti Mero Llumi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *