• |
ide | kryesore

Gallata në parlament/ Berisha tregon fotomontazhin në iPad, Rama: Mbaje mirë se do të të dali ndonjë gjë!

Lajme, Të fundit



Udhëtimi i Lulzim Bashës drejt Hungarisë ka rikthyer përballjen Berisha-Rama në parlament. Duket se të dy i kishin munguar njëri tjetrit, pasi talljet dhe kunjat treguan se si Berisha, ashtu dhe Rama ishin të këaqur që iu dha rasti të replikonin.


Kështu sapo kryeministri po afrohej në foltore, Berisha vuri re atletet e bardha. U çua në këmbë dhe nisi të bërtasë “Nxirreni jashtë! Jashtë! Të dalë jashtë! Do na vijë këtu me nallane” me idenë se Rama kishte shkelur kodin e veshjes në parlament.

“Sali, e di që ti ke nostalgji nga koha kur luftojë shfaqjet e huaja. Të ka mbetur që atëhere kur luftoje kundër atyre që mbanin cullufe dhe pantallona kauboji. E ke pranuar edhe vetë se ti ishe rritur me lopë dhe dele, dhe ishe kundër shfaqjeve të huaja dhe atyre që mbanin pantallona kauboji”, ishte përgjigjia e Ramës.

Pak minuta më pas, Berisha është ngritur në këmbë nga vendi, duke i treguar deputetëve dhe gazetarëve një fotomontazh, ku shfaqet Edi Rama, Senida Mesi dhe Ditmir Bushati.

Por ndërsa Berisha ngrinte ekranin e IPad, Rama i flet nga foltorja: Mbaje mirë atë se do të të dali edhe ty ndonjë gjë, se ti as nuk merresh vesh!

Deputetët e PS-së shpërthyen në të qeshura. Rama iu referua filmimit të një bisede në celularin e deputetit Ervin Salianji, i cili u filmua nga kamerat mbi sallën e parlamentit.



2 Comments

  1. rama po e zhveshe dije qe ka kopje kari te frrokut e ndokes ne prapanic,ket gorill shizofren nuk e ngiu ngjala dy meter e lalzit e ta ngij nje pall e frrokut.

  2. Ari eshte nje “qen pleh”.O ari ,or zagar rrugesh dhe “qen pleh” ,vazhdo shkruaj sa me teper se na dhjeve ne breke nga te qeshurat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *