• |
ide | kryesore

Lëvizje të tjera në kupolën e Policisë, dalin emrat e drejtuesve të ri

Lajme, Të fundit
policia-e-shtetit-e-re.png



Pas paralajmërimit të Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, se në kupolën e policisë do të ketë ndryshime, ditën e sotme vijnë lëvizjet e para.

Aida Hanaj mori detyrën e zv.drejtoreshës së Policisë së Shtetit, duke zëvendësuar në këtë mënyrë Rebani Jaupajn. Ky u fundit tashmë do të drejtojë Drejtorinë e Menaxhimit të të dhënave në Policinë e Shtetit.

Ndërkohë, Gjovalin Loka që mbante postin e drejtorit të Shkodrës, tani është emëruar drejtor për rendin në Policinë e Tiranës.

Emërimi në këtë detyrë është bërë ditën e sotme. Loka ka marrë pozicionin e Altin Qatos, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Policisë së Elbasanit, pasi u komandua në këtë detyrë pas ngjarjeve të rënda që ndodhën lidhur me përplasjet e policisë me bandat kriminale.

Loka prej vitesh mbante detyrën e kreut të Policisë së Shkodrës. Ai është një ndër oficerët e vjetër të Policisë së Shtetit.

Ardi Veliu ka firmosur dhe disa ndryshime të tjera.

Ndryshimet: 

Aida Hanaj, zv/drejtore e Policisë së Shtetit

Rebani Jaupi drejtori i menaxhimit të të dhënave në Policinë e Shtetit

Gjovalin Loka, drejtor i Rendit në Policinë e Shtetit

Altin Qato, drejtor i Policisë Elbasan

Enkelda Toska, drejtore e Kufirit në Tiranë

Bledar Çeliku, drejtor i Njesesi se Task-forces



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *