• |
ide | kryesore

Ministri Xhafaj zbulon arsyet e atentatit me silenciator në Tiranë

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zbuluar një nga pistat kryesore në të cilat po hetohet për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Në një intervistë për emisionin “Opinion” ai tha se një nga pistat kryesore që po ndjek grupi hetimor për zbardhjen e vrasjes së 64-vjeçarit Memli Begalla janë konfliktet për borxhe të vjetra të pashlyera.

“Një nga pistat ku po heton policia janë konfliktet për shkak të disa llogarive të vjetra financiare. Kjo sipas të dhënave të para që ka policia” – tha Xhafaj. Biznesmeni Memli Begalla u vra në parkimin e pallatit ku po jetonte nga një plumb në kokë. Autorët kishin përdorur silenciator dhe u larguan me një BMW të zezë. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Policia ka nderuar fytyre eshte ne te njejtin stad si policit europiane. Brenda 2 diteve i kapen atentatoret e shkodres.

  2. Ca kane ndodhur ngjarje kriminale kohet e fundit vallaj i ka zbuluar policia nuk ke cfare i thua. Eshte hera e pare qe eshte kaq profesionale ne 27 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *