• |
ide | kryesore

Moti i keq pushton Elbasanin, 12 mijë persona pa energji elektrike, bllokohen edhe rrugët

Lajme, Të fundit



Elbasani është nën pushtetin e motit të keq. Në këtë qark janë rreth 12 mijë banorë që kanë ngelur pa energji elektrike. Shkak i kësaj situate janë bërë erërat e forta, stuhive dhe ngricave, ndërsa janë shkëputur përcjellësit dhe dëmtuar shtyllat e tensionit të mesëm e atij të ulët në shumicën e fshatrave malorë të bashkive Librazhd, Prrenjas, Elbasan dhe Gramsh. Aktualisht në terren ndodhen prej 24 orësh 170 punonjës dhe dhjetëra mjete te OSHEE me bazë të bollshme materiale për riparimin e defekteve.

Që prej të hënës nga përkeqësimi i kushteve atmosferike mbetën pa energji elektrike 30.000 abonentë nga 110.000 që ka Qarku Elbasanit. Ndërkohë vazhdon të jetë mjaft i vështirë qarkullimi në aksin Librazhd-Bulqizë pasi segmenti Shkalla e Lunikut-Steblevë ka 50-60 cm dëborë. Aktualisht sipas EC rruga është e hapur pasi dje u punua gjatë gjithë ditës por qarkullimi është i mundur vetëm me zinxhirë. Ndërkaq mjaft segmente të rrugëve rurale janë të rrezikshëm për shkak të mbizotërimit të ngricave, pasi zonat malore janë të mbuluara nga dëbora.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *