• |
ide | kryesore

PROFIL/ Kush është Nikolas Cruz, 19-vjeçari që vrau 17 nxënës në Florida

Planet



Nikolas Cruz, personi i dyshuar si autor i incidentit të tretë më të rëndë me armë zjarri në mjedise shkollore në historinë e Shteteve të Bashkuara, po pëshkruhet si një djalë i ri me probleme, i cili ishte përjashtuar nga shkolla për probleme disiplinore.

Sherifi i komunës Browards, Scott Israel pohoi se 19-vjeçari ishte përjashtuar nga shkolla e mesme Marjory Stoneman Douglas në qytetin Parkland të Floridës, por shtoi se nuk ishte në dieni të hollësive, shkruan VOA.

Victoria Olvera, nxënëse në vit të tretë në këtë shkollë tha se Cruz ishte përjashtuar vjet, pasi ishte zënë me të dashurin e një vajze me të cilën ishte shoqëruar më parë. Joshua Charo, i cili e kishte pasur në klasë 19-vjeçarin Cruz, tha se ai ishte përjashtuar për zënka fizike dhe sepse kishte ardhur në shkollë me plumba në çantë.

Shefi i Arsimit për komunën Broward, Robert Runcie tha se nuk ishte në dieni se Cruz ishte parë si kërcënim në shkollë, por mësuesi i matematikës, Jim Gard tha për gazetën Miami Herald se i kujtohej një email që kishte marrë nga drejtoria e shkollës ku mësuesit paralajmëroheshin të kishin kujdes me Cruz-in.

“Na thanë vjet se ai nuk lejohej të futej në mjediset e shkollës nëse kishte çantë me vete. Vjet ka pasur edhe raste kur kishte kërcënuar nxënës të tjerë, dhe i kishin thënë të largohej”.

Nikolas Cruz në vit të parë të shkollës së mesme ishte anëtar i Korpusit të Oficerëve Rezervistë, një program stërvitor dhe përgatitor i qeverisë federale në disa shkolla të mesme dhe tetë-vjeçare.

I dyshuari nuk ishte arrestuar asnjëherë, por kishte pasur një sërë problemesh në sjellje. Dakota Mutchler, e cila ishte shoqe e ngushtë me Cruz, thotë se vitin e fundit e kishte takuar shumë rrallë, pasi ishte përjashtuar nga shkolla.

“Filloi të bëhej gjithnjë e më i çuditshëm,” thotë Mutchler.

Sherifi tha në komentet për shtyp se hetuesit po kontrollojnë llogaritë e të dyshuarit në median sociale dhe tha se ato që kishin zbuluar ishin “shumë, shumë shqetësuese”.

Në një llogari në Instagram, që shokët e të dyshuarit thonë se i përkiste Nikolas Cruz-it, duket qartë pasioni i tij për armët e zjarrit. Postimet për armët janë bllokuar tashmë. Në një postim ai shihet me thika në duar. Në një tjetër ai shprehet sa i pëlqen revolja. Autoritet thonë se nuk mendojnë se incidenti ka lidhje me terrorizmin.

Policia thotë se Cruz ishte kishte një armë gjysmë-automatike të tipit AR-15. Ai dhe i vëllai ishin adoptuar vite më parë nga Lynda dhe Roger Cruz nga Long Island i Nju Jorkut. Familja ishte vendosur në komunën Broward. Babai kishte vdekur vite më parë nga infarkti, ndërsa nëna vdiq më 1 nëntor nga pneumonia.

Barbara Kumbatovich, një nga të afërmit që ende jeton në Lond Island të Nju Jorkut, tha se pas vdekjes së nënës djemtë kishin shkuar të jetonin me miq të prindërve. Cruz nuk donte të jetonte me atë familje dhe i kishin dhënë leje të jetonte me familjen e një shoku në komunën Broward. Sipas avokatit të familjes, familja ku jetonte Cruz ishte në dieni se ai zotëronte një armë AR-15. Familja i kishte kërkuar që armën ta mbante të kyçur në një sirtar, por ai kishte në zotërim çelësin e sirtarit.

Një tjetër i afërm, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se Cruz ishte diagnostikuar me autizëm.

Incidenti përkoi me ditën E Mërkura e Përhimjes dhe me ditën e Shën Valentinit.



1 Comment

  1. sikur ky te ishte musliman do quhej terrorizem islamik duke shar njekosisht dy gjera fen dhe njeriun , dhe do shin shkruajtur per te cdo urrejtje per cdo detaj dhe kurr shkaqet natyren hallet per te zbardhur te verteten ,kurse per nje jo musliman paraqitet si spontanitet, ku halli problemi e bejne te cekujlibruar por qe duhet realizem ndihmese ,bota po ecen ne menyre selektive me dy standarte dhe medja pasqyron ralitetin sipas politikave te interesit ndersa domosdoshmerit flasin per me shum realizem dhe produktivitet jo kundra produktivitet per te gjith njelloj me drejtesi hak sepse kur per krimin per te gjith ne menyre te barabarte , analizohet burimi shkaku ,krimi zhduket ,muslimanet nuk kishin burim krimi fen te drejten pastren sepse e drejta me gjitha elementet e saje po te zhvillohet nuk prollon krim por dobi, jan ligje ku ne baze te cilave ekziston dhe funksionon cdo zgjillje vete jeta ne toke ekzistenca e cdo gjallese ,shpresoj qe politika dhe mediat ,ti trajtojne dhe problemet e tjereve dhe cdo gje sic trajtoojne problemet e tyre ,mbasi tashme e verteta flet vet dhe ska nevoje per deshmitar por duke i trjtuar dhe dashur te gjith sic duam per vetet tona do ndjeheshim te gjith mire ne paqe dhe harmoni me respekt media dhe gazetare ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *