• |
ide | kryesore

Reagim i fortë i Vodafone/ AKEP, politika favorizuese për turqit e Albtelecom

Lajme, Të fundit



Operatori i telefonisë celulare Vodafone Albania ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të AKEP që sipas saj i hap rrugë favorizimit të kompanisë Albtelecom. Në një reagim të shpërndarë për mediat Vodafone Albania thotë se vendimi i marrë nuk është aspak transparent.

“Vodafone Albania dëshiron të sqarojë edhe një herë publikun dhe median se AKEP ka detyrim ligjor që të kryejë konsultim publik transparent me të gjitha palët e interesit për çdo masë të propozuar për zbatim në tregun e komunikimeve elektronike. Masat e ashtu-quajtura rregullatore që AKEP kishte për qëllim të miratonte në mbledhjen e Këshillimit Drejtues, këtë javë, nuk janë komunikuar e as konsultuar ndonjëherë me operatorët në treg, si palë të interesit në këtë proces.

Sqarojmë se tarifat e reja të propozuara nga AKEP për operatorët celularë nuk kanë qenë pjesë e dokumentit të konsultimit publik, të cilit AKEP i referohej në njoftimin e sotëm për shtyp. Për më tepër, theksojmë edhe njëherë se Vodafone Albania u informua vetëm nëpërmjet medias për këto tarifa diskriminuese në favor të Albtelecom dhe në dëm të klientëve të operatorëve të tjerë, të cilëve do t’u duhet të paguajnë më shtrenjtë për telefonatat e tyre drejt klientëve të Albtelecom” – thuhet në deklaratën e Vodafone.

Kjo kompani shton se ky është një rast i përsëritur i favorizimeve të AKEP ndaj Albtelecom.

“Për fat të keq, ky nuk është i vetmi rast “i dashamirësisë” së AKEP ndaj Albtelecom, pasi AKEP ka qëllim të favorizojë dhe mbështesë më tej Albtelecom me masa të tjera rregullatore, të propozuar për t’u zbatuar në tregun e telefonisë fikse.

Pavarësisht kësaj, Vodafone Albania është gjithmonë e angazhuar të mbështesë nismat e AKEP që janë në përputhje të plotë me kuadrin rregullator të BE-së dhe legjislacionin për sektorin e komunikimeve elektronike në Shqipëri. Vetëm nëse zbatohet një kuadër ligjor dhe rregullator i drejtë dhe ku respektohen ligjet në fuqi, duke krijuar një klimë të qëndrueshme për investime, atëherë Vodafone do të vazhdojë të jetë një prej lojtarëve kyç në tregun e komunikimeve elektronike në Shqipëri” – mbyllet deklarata e Vodafone.



2 Comments

  1. Na e cate me kete punen e Albtelecomit turk. Turqit sia vlejne, po Albtelecom eshte me shqiptar se Vodafone e Telekom, se aty shteti shqiptar ka mbi 20% te aksioneve. Gjithsesi mirekuptohet se i keni shkrime te sponsorizuara.

  2. Kur rriten cmimin e ofertes dhe bene muajin 28 dite nuk folen keta!? Ja si qenka puna kur te bejne me hile , ashtu sic na e beji dhe ju neve cdo dite. Mire e keni si ju greket dhe ata turqit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *