• |
ide | kryesore

Vdes 27 vjeçarja në spitalin e Sarandës, dyshohet nga overdoza

Lajme, Të fundit



Një e re ka gjetur vdekjen ditën e sotme në qytetin e Sarandës.

Policia bën me dije se 27-vjeçarja me iniciale E.S, është dërguar me urgjencë për në spital, ku edhe pse i është dhënë ndihma e parë , ka ndërruar jetë.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga overdoza, pasi ka qenë përdoruese e lëndëve narkotike.

Blutë e Sarandës thonë se ka nisur puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së 27-vjeçares.

“Më datë 14.02.2018, në spitalin rajonal, është dërguar me ambulancë nga Saranda në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë, shtetasja E.S, 27 vjeçe, banuese në Sarandë.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga overdoza, pasi ka qenë përdoruese e lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *