• |
ide | kryesore

Vendimi bombë i UEFA/ Skënderbeu përjashtohet për 10 vjet nga garat ndërkombëtare. Zbulohet dokumenti sekret

F1, Sport



Klubi i Skënderbeut është dënuar me 10 vite përjashtim nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s. Komisioni i Disiplinës në UEFA, ka marrë vendimin drastik për klubin korçar, duke i dhënë kështu një përjashtim shumë të rëndë.

Panorama Sport ka mësuar ekskluzivisht se Skënderbeu është dënuar në vendimin e datës 7 shkurt 2018, nga komisionet disiplinore pranë organit më të lartë të organizatës europiane të futbollit.

Gjithashtu, bashkëngjitur me dënimin prej 10 vitesh, Skënderbeut i shtohet edhe një gjobë e majme, prej plot 1.000.000 eurosh. Në vendimin që mban datën 7 shkurt, gjithashtu thuhet se Inspektorët e Disiplinës dhe të Etikës mund të shtojnë prova apo informacione shtesë në lidhje me këtë çështje. Më poshtë, edhe vendimi i plotë.



5 Comments

  1. UEFA me e korruptuar se sa FSHF ja e Dukes krimit . E mbajti ne sirtar vendimin sa te betononte karrigen e Donit te saj ne perjetesi deri sa zoti ta marre.

  2. Po politikanet majtas e djathtas qe u bene cope sa e rizgjodhen Don Duken serisht president cfar do te thone???Apk si gjithmone “Nuk eshte ceshtje qe na takon ne” Elane edhe kete rradhe kete mafioz ne krye te futbollit dhe pastaj e heqin bythen menjane. Turp te kene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *