• |
ide | kryesore

VIDEO/ A e vulosi Real Madrid kualifikimin ndaj PSG-së? Flasin Zidane dhe Emery

F1, Sport



Real Madrid arriti një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj PSG-së në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Fitorja erdhi me përmbysje në stadiumin Santiago Bernabeu. Për vendësit shënuan Cristiano Ronaldo (dy gola) dhe Marcelo, ndërsa për PSG shënoi Adrien Rabiot.

Pas ndeshjes trajneri i PSG-së, Unai Emery tha se sigurisht që nuk ishte i lumtur me rezultatin e ndeshjes, shprehu besim për përmbysje në takimin e kthimit.

“Reali favorit? Ne nuk e kemi merituar këtë rezultat. Është favorit sepse është kampion aktual dhe e ka fituar 3 herë në 4 vitet e fundit Ligën e Kampionëve, por ne kemi kapacitet që t’i eliminojmë ata”, – tha Emery pas ndeshjes. Ai kritikoi arbitrin se PSG meritonte një penallti pas prekjes me dorë të Sergio Ramos.

Ndërsa trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka paralajmëruar lojtarët e tij se ende asgjë nuk ka përfunduar dhe se kanë edhe një ndeshje për të luajtur.

“Kjo betejë nuk ka përfunduar. Janë edhe 90 minuta ose më shumë për t’u luajtur. Ne kemi edhe një ndeshje tjetër pas tre javësh, në të cilën do të vuajmë shumë. Ne jemi të lumtur, sepse kemi luajtur një ndeshje të mirë nga fillimi e deri në fund. Tifozët kanë qenë të jashtëzakonshëm” – u shpreh Zidane pas ndeshjes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *