• |
ide | kryesore

(VIDEO) Momente tmerri brenda gjimnazit në SHBA kur i riu qëllonte papushim ndaj nxënësve

Planet, Të fundit



17 të rinj mbetën të vdekur në një shkollë të mesme në Florida, në SHBA, pasi 19-vjeçari, Nikolas Cruz, aktivizoi alarmin e zjarrit në mënyrë që nxënësit të dilnin nga klasat, dhe më pas hapi zjarr.

Kjo video tregon momente nga brenda gjimnazit kur Cruz qëllonte mbi moshatarët e tij, ndërsa disa nxënës janë futur brenda në një klasë dhe fshihen poshtë bankave dhe karrigeve të tmerruar.

Cruz u arrestua një ora pasi kreu sulmin. Ai arriti t’i shmangej policisë fillimisht pasi u fsheh mes studentëve që vraponin të tmerruar për të shpëtuar.

(19-vjeçari, Nicolas Cruz, në momentet e arrestimit) 

19-vjeçari ishte përjashtuar nga kjo shkollë një vit më parë për “arsye disiplinore”. Ai me një pushkë AR – 15 dhe granata tymuese hyri në shkollë me maskë kundër gazit dhe vrau 17 studentë, ndërsa plagosi disa të tjerë.

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *