• |
ide | kryesore

Zbardhen regjistrimet e fshehta të Suelës për bashkëshortin: Bëji magji gruas sime!

Lajme, Të fundit



Procesi gjyqësor ndaj Sadetin Sulës tek Krimet e Rënda, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Suela Sula në mobilerinë e tyre në Shkodër, ka vijuar të enjten me dëgjimin e 5 regjistrimeve audio të debateve mes bashkëshortëve para ngjarjes. Përgjimet e bisedave janë gjetur nga Prokuroria në telefonin e viktimës Sula, e cila dyshohet të jetë vrarë në prill 2016 për motive xhelozie.

Në regjistrimet e bëra në shtator 2015, Sadetin Sula i vinte në dyshim bashkëshortes atësinë tek një prej fëmijëve të çiftit. Në debat e sipër, ai i kërkonte asaj kryerjen e analizës së ADN-së, si edhe e kërcënonte me divorc.

“Nëse e bëjmë analizën për një, e bëjmë edhe për dy të tjerët, se nuk di unë ç’thua pas dy vitesh ti”, – dëgjohej zëri i së ndjerës.
Në një tjetër regjistrim dëgjoheshin edhe biseda mes Sadedin Sulës dhe punëtorit të mobilerisë, Fatjon Karmeshta, i dyshuar si ekzekutor i gruas. Gjatë këtyre bisedave Sula i kërkonte ndihmë Karmeshtës “t’i bëjë magji bashkëshortes së tij që t’i bindej atij”. Ai thotë se i druhej divorcit, pasi mund t’i ndahej pasuria.

Zbulimi i këtyre audiove gati dy vjet pas ngjarjes në telefonin e viktimës i dha një kthesë të fortë hetimit. Ndërsa për vrasjen po gjykohej Sadedin Sula, përgjimet në fjalë nxitën hetuesit të krahasonin materialin gjenetik të gjetur në thonjtë e viktimës me ADN-në e punonjësit të mobilerisë, Fatjon Karmeshta.

Ekspertimi vërtetoi se profilet përputheshin. Për këtë shkak, gati dy vjet pas ngjarjes, Karemshta u arrestua si personi që ka vrarë Suela Sulën, me porosi të ish-punëdhënësit të tij Sadetin Sula. Në seancën e radhës, Karmeshta do të thirret si dëshmitar në këtë proces.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *