• |
ide | kryesore

EMRAT/ Identifikohen 2 të plagosurit me armë te Tirana e re

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e kësaj të premteje në zonëne Selitës pranë Tiranës së re. Lapsi.al mësoi se ka pasur një shkëmbim zjarri mes disa personave në hyrje të një lokali.

Nga të shtënat është plagosur në këmbë një person i identifikuar me emrin Gjon Pelivani, 27 vjeç. I plagosuri i dytë është Renato Hoxha, 31-vjeç. Njëri nga të plagosurit është pronar i lokalit ku ka ndodhur ngjarja.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se autor i plagosjes është një person me iniciale A.M. i cili është shpallur në kërkim nga policia. Ai është larguar në zonë i ndihmuar nga një tjetër person.

Asnjëri nga të plagosurit nuk rrezikon jetën. Nuk ka ende detaje për shkakun apo rrethanat dhe as personat e përfshirë në këtë ngjarje. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *