• |
ide | kryesore

KUFIRI DETAR/ Si ndryshoi Edi Rama nga viti 2009 në vitin 2018!!

Lajme, Të fundit



Në ankimimin që bëri në vitin 2009 në Gjykatën Kushtetuese kundër marrëveshjes me Greqinë, Partia Socialiste pati një sërë pretendimesh. Një prej tyre ishte se një marrëveshje e re e detit me Greqinë nuk ishte e nevojshme, pasi kufiri detar ekzistonte.

Pretendimi i socialistëve në atë kohë ishte formuluar si më poshtë:

“Nuk ishte i nevojshëm përcaktimi i kufirit të hapësirave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, pasi ky kufi ka qenë i përcaktuar më parë. Në Protokollin e Firences 1913 është pranuar se kufiri midis Shqipërisë dhe Greqisë në zonën e kanalit të Korfuzit kalon përmes ngushticës, gjë e cila nuk është kontestuar asnjëherë nga palët. Gjithashtu, me ligjet e miratuara nga parlamenti shqiptar (ligji nr.8771, dt.19.04.2001 “Për kufirin shtetëror të RSH”, i shfuqizuar me ligjin nr.9861, dt.24.01.2008) janë parashikuar si pjesë të territorit shqiptar si ujrat territoriale ashtu dhe ujrat e brendshme”

Por në intervistë me Baton Haxhiun në Zonën e Debatit, kryeministri Edi Rama tha se një marrëveshje të re për kufirin detar nuk e kërkoi pala greke, por e kërkoi pala shqiptare.

“Nuk e kërkuan grekët rishikimin e marrëveshjes, nuk e kanë grekët çështjen e marrëveshjes. E kemi ne. Na dilka se ne po japim territor, se ne po falkemi det, siç thonë gjuhët e shthurura, pasi kanë lexuar gjithë shpërfaqjen në kazanin e medias.” u shpreh Rama.

Se çfarë e bëri Edi Ramën të ndryshojë qëndrim nga viti 2009 në vitin 2018 mbetet mister, por pohimi i mësipërm u bë, pasi Baton Haxhiu e pyeti, nëse kufiri detar po negociohet në këmbim të mbështetjes së Greqisë për hapjen e negociatave.©Lapsi.al



1 Comment

  1. rama dhe nenen aneten ,5 grat e ish grat,gregorin e zahon e kemben me nji doz kokaine e lere per mijera kilogram kokain e kanabis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *