Një aksident ndodhi mëngjesin e së premtes në aksin Cërrik- Mollas.
A.Xh., 20 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë duke drejtuar mjetin me targa AA 931 HR ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një kollonë betoni të një muri rrethues.
Për pasojë i riu ka ndërruar jetë.
Një grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.