• |
ide | kryesore

Përdoruesit e “Snapchat” kundra updatit të fundit

Stil



Rrjetet sociale çdo ditë përditësohen me risi të ndryshme, me të vetmin qëllim që të bëhen sa më atraktive për përdoruesit. Por, ndonjëherë këto përditësimet nuk iu pëlqejnë përdoruesve e jo vetë që nuk iu pëlqejnë, por i irritojnë e mbase i detyrojnë të largohen nga përdorimi i rrjetit social përkatës. Pikërisht kjo gjë ka ndodhur me “Snapchat” dhe përdoruesit janë zhgënjyer keq fare.

Bëhet fjalë për përditësimin e ri, pasi dizajni i Snapchat nuk u ka pëlqyer aspak përdoruesve të cilët kanë firmosur një peticion që kërkon të rishikohet edhe njëherë dizajni i këtij aplikacioni.
“Fshini përditësimet e reja të Snapchat” (“Remove the new Snapchat update”) quhet peticioni i cili deri tani ka arritur të mbledhë 1.5 milion firma. Me pëditësimet e reja tani Snapchat ka dy dritare dhe mesazhet dhe postimet janë të përqendruara vetëm në një faqe, çka e shpërqëndron përdoruesin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *