• |
ide | kryesore

Raporti i plotë/ Akuzat e ekspertëve të UEFA-s për Skënderbeun (emrat dhe ndeshjet)

F1, Sport



Zbulohet raporti i plotë i dy inspektorëve të UEFA-s mbi çështjen “Skënderbeu”. Në një dokument prej 88 faqesh ata kërkojnë nga Komisioni i Disiplinës me 10 vite pezullim nga aktivitetet evropiane dhe me një gjobë prej 1 milion eurosh.
Inspektorët e UEFA-s nuk janë mjaftuar me përjashtimin e klubit korçar 2 vite më parë nga Kupat e Evropës pasi ai përkufizohet vetëm si hapi i parë, një masë parandaluese.

Skënderbeu akuzohet për trukim dhe manipulim ndeshjeve në një hark kohë disavjeçar. Raportin voluminoz ka të dhëna të detajuara për të paktën 4 ndeshje të luajtura në Champions League dhe në Europa League.

Nën hetim janë Crusaders – Skënderbeu (3-2) e datës 21.7.2015. Pavarësisht humbjes klubi korçar kualifikohej për më tej për shkak të fitores 4-1 në ndeshjen e parë. Në atë ndeshje korçarët fitonin 2-1 me golat e Bernard Berishës dhe Liridon Latifit, por vendasi shënuan 2 gola në minutat shtesë të takimit. Në dosje janë dëshmitë e lojtarëve irlandezë sipas të cilëve “ujqit e dëborës” kishin qenë pasivë në minutat e fudnit duke lejuar golat.

Ndeshja tjetër e dyshuar është Dinamo Zagreb – Skënderbeu (4-1) e datës 25.8.2015 për kualifikuest për në grupet e Champions League. Edhe në këtë takim ka pasur lëvizje të dyshimtë të kuotave të basteve në pjesën e dytë ku edhe janë shënuar golat.

Ndeshja e tretë është ajo me Sportingun e Lisbonës në 22 tetor 2015 për grupet e Europa League mbyllur me fitoren e thellë të vendasve 5-1. Sërish janë vënë re luhatje të mëdha të basteve në pjesën e dytë kur është shënuar edhe pjesa më e madhe e golave.

E dyshimtë është konsideruar edhe ndeshja Skënderbeu me Lokomotivën e Moskës në 10 dhjetor 2015 e mbyllur me fitoren e rusëve 3-0 ku 2 gola u shënuan në 2 minutat e fundit të takimit.

Në raport listohen edhe 41 ndeshje në kampionatin shqiptar dhe në Kupën e Shqipërisë nga viti 2013 në vitin 2016.

Raporti citon edhe disa lojtarë si të dyshuar në trukim. Ata janë portieri Orges Shehi, mbrojtësit Renato Arapi, Tefik Osmani dhe Marko Radas, mesfushori Sabien Lilaj, sulmuesi Bledi Shkëmbi dhe trajneri Mirel Josa.

Në raport thuhet se gjatë seancës dëgjimore ne KAS, përfaqësuesit ligjorë të Skënderbeut kanë pranuar raportin e luhatje të basteve, por e kanë shpjeguar këtë se “kjo mund të jetë kryer nga një ose më shumë lojtarë, por kanë hedhur poshtë faktin se këtë trukime janë kryer dhe dijeninë e drejtuesve të klubit”.

Në këtë raport voluminoz zbardhet e gjithë skema se si klubi i Skënderbeut është përshirë në trukimin e ndeshjeve.
Inspektorët e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës shprehen të bindur se klubi i Skënderbeut është fajtor për trukimin e ndeshjeve.

Në fund ata kërkojnë që Komisioni i Disiplinës të marrë parasysh raportin e tyre dhe të vendos për përjashtimin e Skënderbeut me 10 vite nga të gjithë kompeticionet Evropiane, vendim të cilin ata e kërkojnë të futet në fuqi menjëherë duke nisur nga sezoni 2018-19. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Pse c’priste UEFA me nje mafioz si Duka ne krye te FSHF se ?????? Ata te UEFA s plasen derisa e ribene perseri president na permenden dhe “plehrat nen dere” ne votimin ne 7 shkurt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *