• |
ide | kryesore

SHBA/ 13 rusë shpallen fajtorë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të 2016-s

Planet



Prokurori special që drejton hetimin mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, Robert Mueller shpalli fajtorë 13 shtetas rusë për këtë ndërhyrje.

 

“Të gjithë fajtorët akuzohen për komplot në kuadër të mashtrimit të SHBA-së, tre prej të cilëve akuzohen gjithashtu për mashtrim bankar dhe pesë të tjerë për vjedhje të identitetit.” 

Sipas Mueller, këto persona kanë ndërhyrë në procesin politik amerikan me tendencën për të ndihmuar kandidatin e atëhershëm Donald Trump, ndaj Hillary Clinton.

“Ky komplot kishte për qëllim ndërhyrjen në procesin politik dhe zgjedhor amerikan duke përfshirë dhe zgjedhjet presidenciale 2016, fituar nga Donald Trump” – shprehet Mueller.

Aktakuza konfirmon se Evgueni Prighozine, një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin ka financuar këtë grup që ka pasur si objektiv strategjik përhapjen e mosmarrëveshjeve në sistemin politik amerikan dhe i cili ka mbështetur fushatën e Trump dhe denigruar Hillary Clinton që prej mesit të vitit 2016.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *