• |
ide | kryesore

Reportazh/ Lidhja e ngushtë e Kosovës me SHBA-në

Lajme, Të fundit



Kosova vazhdon të ketë lidhje ekonomike, politike dhe emocionale me SHBA-në, vendin që 20 vite më parë udhëhoqi një ndërhyrje perëndimore në luftën e saj me Republikën Federale të Jugosllavisë, e cila çoi në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, shkruhet në një artikull të prestiogjiozes britanike ‘The Guardian”.

Disa sondazhe sugjerojnë që Kosova ka mbështetjen më të lartë për udhëheqjen e SHBA-së se çdo vend tjetër.

Në vitet ’90, Presidenti i parë i Kosovës Ibrahim Rugova përfundonte konferencat e tij çdo të premte me fjalët “Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqtë tanë perëndimorë”, një shprehje që u bë shumë e njohur për publikun.

Në ditët e sotme është e vështirë të gjesh ndonjë gjurmë fizike të luftës. Një gjeneratë është rritur në një mjedis paqësor dhe stabiliteti relativ. Sidoqoftë, ajo ndjenjë pro-amerikane është akoma prezente.

Një nga rrugët kryesore në kryeqytetin e vendit, Prishtinë, quhet Bulevardi Bill Clinton, në nderim të presidentit të SHBA-së në kohën e luftës.

Rrugëve të tjera si dhe shkollave dhe qendrave sportive ju kanë vënë emrat e Hillary Clinton, Madeleine Albright, kongresmenit Eliot Engel, ish presidentit George Bush si dhe liderët e vendeve të tjera anëtare të NATO-s, përfshirë ish kryministrin britanik Tony Blair.

Çdo 4 korrik, Dita e Pavarësisë së SHBA-së, zjarrfikësit në Prishtinë pastrojnë statujën e Bill Clinton në sheshin kryesor dhe zëvendësojnë flamurin amerikan që valëvitet aty afër.

Ceremonia organizohet nga Shoqata e Miqve të Amerikës në Kosovë dhe zyrtarë ushtarakë dhe përfaqësues të Amasadës Amerikane marrin pjesë në ceremoni.

Trupat amerikane kanë qënë të pranishëm në Kosovë që në 1999 si pjesë e misionit paqëruajtës të NATO-s, rreth 600-700 ushtarë amerikanë të NATO-s ndodhen në tokën kosovare në ditët e sotme.

Kreu i Bashkisë së Llashticës, një qytet në jug-lindje të Kosovës, një mbështetës i madh i SHBA-së, ka investuar mijëra euro në vitet e fundit për të zbukuruar qytetin me yje dhe postera që i referohen momenteve kryesore gjatë luftës.

Shumë kompani dhe institucione amerikane kanë lidhje ekonomike me Kosovën ndërsa në të gjithë vendin janë ndërtuar shumë shtëpi private, restorante, hotele dhe ndërtesa publike si imitime të Shtëpisë së Bardhë.

Për sa kohë që nuk do ketë ndryshime të mëdha në politikën e SHBA-së në lidhje me Kosovën, nuk ka arsye për të besuar se përkushtimi i vendit do të zbehet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *