• |
ide | kryesore

UEFA jep alarmin: Janë kërcënuar me vdekje inspektorët që po hetojnë Skënderbeun

Sport



UEFA ka dalë me një deklaratë zyrtare pak minuta më parë duke njoftuar ndër të tjera se dy inspektorët që kanë kryer hetimin për Skënderbeun, belgu Karl Dhont dhe spanjolli Migel Lietard Fernandez-Palasio janë kërcënuar me jetë nga persona anonimë.

UEFA njofton se për këtë rast është njoftuar edhe presidenti Aleksandar Ceferin, i cili ka deklaruar: “Ne nuk do të tërhiqemi kurrë nga këto çështje edhe pse palë të treta përpiqen të na trembin. Ata (inspektorët) që po merren me këtë çështje kanë mbështetjen totale të UEFA-s dhe timin personal”.



2 Comments

  1. Ju te UEFA s mos u ndjeni fare se ishit pikerisht JU dhe politakanet Shqipetar qe e perjetesuat Don Duken president.Ai stan ate bylmet ka.

  2. Shaka e UEFA S sic duket do dyfishim te shifres se 7 shkurtit.Paskan ngelur te pakenaqur plotesisht.Ska problem zoterinj nisni perseri per ne Shqiperi z Surki me avion dhe FSHF ja e korrigjon gabimin dhe e dy e madje e trefishon shifren e 7 shkurtit. Shifrat nuk jane problem per ne..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *