• |
ide | kryesore

VIDEO/ Si u prangosën 3 “të fortët” që tmerruan Lezhën me breshëri armësh

Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës ka vënë në pranga 3 personat që një ditë më parë terrorizuan lagjen Varosh të Lezhës duke qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 14.30 ku të rinjtë pranë hyrjes se një tuneli poshtë kalasë së qytetit, kanë qëlluar në ajër me një armë zjarri duke krijuar panik tek qytetarët. Në pranga është vënë Markelian Pepa, 21 vjeç, banues në Reps të Mirditës, E.M., 15 vjeç, dhe P.D., 15 vjeç të dy banues në Lezhë.

Në vendin e ngjarjes u sekuestruan 35 gëzhoja. Policia thotë se ka mundur të gjejë edhe armën, një pushkë model 56, me të cilën ata kishin qëlluar dhe që më pas e kishin fshehur në shkurre pranë zonës ku kishin qëlluar. Bashkë me armën u sekuestruan edhe 332 fishekë luftarakë dhe 8 granata dore dhe një pistoletë shenjë dhënëse. Po gjatë kontrollit, atyre u është sekuestruar edhe një sasi të vogël Cannabis Sativa. Dyshohet se këta të rinj janë dhe autorë të ngjarjes të shtënave ndaj shtëpisë së Xh.M më 19 dhjetor 2017 rreth orës 19.00 në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *