• |
ide | kryesore

Aksident mes dy makinash në Tiranë, plagoset një nga pasagjerët

Lajme, Të fundit



Një person ka mbetur i lënduar pasi dy makina janë përplasur mes tyre. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm ne Tirane ne rrugën “Bardhyl”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e kësaj rruge e si pasojë, deri më tani raportohet për një person të lënduar, i cili ka qenë pasagjer në një prej mjeteve.

Siç mund ta shikoni nga pamjet e publikuara në JOQ.al, makinat janë shkatërruar në një pjesë të mirë të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *