• |
ide | kryesore

Kapet banda e hajdutëve, vidhnin banesa në disa qytete të vendit

Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës ka goditur një grup hajdutesh qe bënin vjedhje banesash në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe qytete të tjera. Sipas policisë ne pranga janë vënë shtetasit Ervis Berisha 35 vjeç, Fatjon Loca 30 vjeç dhe po ndiqet ne gjendje te lire një grua, A. S. 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Kavajë në vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve kanë bërë të mundur goditjen e një grupi që kryente vjedhje në banesa dhe në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Golemit, Kavajës dhe Përmetit.

Janë ndaluar shtetasit:

  • Ervis Berisha 35 vjeç, banues në Tiranë.
    • Fatjon Loca 30 vjeç, banues në Tiranë, kapur nga Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetases:

  • A. S. 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer vjedhje në zonën e Shkëmbit të Kavajës, lagja Nr.13, Golemit, Kavajës dhe Përmetit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *