• |
ide | kryesore

Kontrolli i Lartë i Shtetit: Dëmi ekonomik nga administrata për vitin 2017 shkon 826 milion euro

Lajme, Të fundit



Shkeljet dhe abuzimet e institucioneve shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit për periudhën janar-dhjetor 2017, dëm ekonomik me vlerë 826 milionë euro. Dëmi ekonomik u deklarua dje nga kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, gjatë analizës vjetore të institucionit për 2017- n. Kreu i KLSH-së u shpreh se dëmet më të larta janë në administrimin e pronës shtetërore dhe tenderat. Për shkeljet me dëm ekonomik, KLSH në 2017 kallëzoi në Prokurori për ndjekje penale 130 zyrtarë. Kryetari i KLSH-së tha se për 2017 totali i shkeljeve me dëm ekonomik është 826 milionë euro.

A janë bërë gjatë vitit 2017 strukturat qeverisëse më të përgjegjshme në menaxhimin e fondeve shtetërore, e cila qëndron në themel të rikthimit dhe rritjes së besimit të qytetarit ndaj qeverisjes, merr një përgjigje jopozitive, duke parë nivelin e dëmeve dhe shpenzimeve joefektive apo me efekte negative në Buxhetin e Shtetit. Nga auditimet e vitit 2017, KLSH ka zbuluar: Dëm ekonomik, parregullsi dhe shkelje financiare (në të ardhurat publike dhe shpenzimet e kryera) në nivelin e 11.5 miliardë lekë, ose 85.8 milionë euro, duke kërkuar shpërblimin e dëmit, pra, arkëtimin e këtyre parave në Buxhetin e Shtetit. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, si në të ardhura dhe në shpenzime, në vlerën prej 99.05 miliardë lekë, ose rreth 740 milionë euro. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 110.5 miliardë lekë, ose afërsisht 826 milionë euro”, – tha Leskaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *