• |
ide | kryesore

Plagosja në Selitë, policia arreston dy persona dhe shpall në kërkim dy të tjerë si bashkëpunëtorë

Lajme, Të fundit



Pas plagosjes së dyfishtë ditën e djeshme në zonën e Selitës në kryeqytet, policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, ndërsa ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre. Sipas njoftimit të policisë janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasje me paramendim”, ngelur ne tentativë si dhe “Mbajtje pa leje të armeve luftarake”, e shtetasit:

  • Florjan Musaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.
  • Gjon (Valmend) Pelivani, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe është bërë shpallja në kërkim e dy personave të dyshuar si bashkëpuntor për ketë ngjarje, konkretisht:

  • F. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur tentativë, e kryer në bashkepunim, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 76-25-22, 278 të Kodit Penal.
  • R. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, per vepren penale “Vrasje me dashje” mbetur tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 76-25-22,278 të Kodit Penal.

Gjithashtu është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me një kreher me 2(dy) fishekë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *