• |
ide | kryesore

Projekti i qendrës së Fierit, sot pritet të shembet një pallat 4-katësh me eksploziv

Lajme, Të fundit



Pas shembjes së një pallati 5-katësh pranë lumit Gjanica në Fier, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë mesditën e sotme një pallat 4-katësh. Shpërthimi do të jetë i kontrolluar po ashtu si në rastin e pallatit 5-katësh.

IKMT vijon prej 29 janarit aksionin në Fieri për zbatimin e projektit të qendrës së qytetit dhe rehabilitimit të lumit Gjanica. Në fazën e parë të aksionit, që njihet si projekti i qendrës së Fierit, janë shembur 24 objekte, ndërkohë që dje ka filluar faza e dytë.

Në këtë fazë pritet të prishen 14 objekte të tjera anës lumit Gjanica. IKMT ka shembur një objekt tre katesh, tre lokale dhe pritet shembja e një objekti banese, por që pronari i shtëpisë ka kundërshtuar deri më tani.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *