• |
ide | kryesore

Reagon Takaj: Ka një “klan” anti-Skënderbeu në Shqipëri

Sport



Presidenti i klubit i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka reaguar zyrtarisht për akuzat e ditëve të fundit, nga ato për trukim ndeshjesh deri tek ato për kërcënimin me jetë të inspektorëve të UEFA-s. Në reagimin e tij, Takaj i cilëson ato si sajesa ndaj klubit Skënderbeu.

“Në emër të klubit ju siguroj se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë e tonë për të realizuar objektivat sportiv të klubit, por tani na lind dhe detyrimi për të mbrojtur nderin dhe sukseset e arritura deri më sot. Ju sigurojmë së do të shohim përpara për suksese edhe më të mëdha”, shprehet ai.

Reagim zyrtar i presidentit Ardjan Takaj

Të dashur tifozë bardhekuq dhe sportdashës të KF Skënderbeu shpreh keqardhjen dhe shqetësimin tim nga “bombardimi” që po i bëhet opinionit publik me lajme dhe sajesa ndaj në emër të Klubit të Futbollit ‘Skënderbeu’ kërkoj të sqaroj edhe njëherë se:
– KF Skënderbeu siguron UEFA-n dhe të gjithë partnerët e saj se nuk ka asnje lidhje apo dijeni për kërcënimin që mund të jetë bërë ndaj personave që po hetojnë klubin tonë. Garancia më e madhe është historia e klubit tonë dhe natyra e qytetit që perfaqësojmë.
– Në emër të klubit dua të inkurajoj edhe njëherë organet ligj-zbatuese për zbardhjen e çështjes dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të autorëve të vertetë të kesaj ngjarje.
– KF Skënderbeu siguron të gjithë opinionin sportiv dhe në mënyrë të veçantë tifozërinë tonë se po ndjek me vëmëndje dhe qetësi hetimin e nisur nga kompani, që kërkojnë të justifikojnë milionat që perfitojnë nga UEFA dhe “klani” anti-Skënderbeu në vendin tonë. Sigurojmë se akuzat e tyre do të rrezohen një e nga një, dhe nëse do të jetë e nevojshme deri në shkallën më të lartë të gjykimit sportiv ose penal.
– Si përfundim në emër të klubit ju siguroj se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë e tonë për të realizuar objektivat sportiv të klubit, por tani na lind dhe detyrimi për të mbrojtur nderin dhe sukseset e arritura deri më sot. Ju sigurojmë së do të shohim përpara për suksese edhe më të mëdha.



3 Comments

  1. Takaj merre shtruar mor djale.Per Klan kazan kunder lojes se drejt e te ndershme kishim dijeni ,por per klan anti Skenderbe tani po degjojme.Kujt ja tregon keto barcaleta ky. Me Don Duken e sajoj kete budallallek apo vetem

  2. Jo mer plak. Skenderbeun e vertete e duan te gjithe, vec turqve.

    Skuadren e Skenderbeut nuk e kane shume qejf se blen e shet ndeshje, bashke me federaten e mafies Duka.
    Nuk eshte pune klani, eshte reaksion normal kunder mashtrimit.
    Sporti duhet me qene i paster, kurse ju e flliqet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *