• |
ide | kryesore

Rita Ora mbërrin në Prishtinë dhe i dërgon mesazh Dua Lipës dhe Bebe Rexhës

Lajme, Të fundit



Pak orë para koncertit të saj në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, Rita Ora ka dalë para medieve duke vlerësuar mjaft pozitivisht ndjesinë që ka për këtë moment. Ajo është shprehur se koncerti do të jetë më i madhi në karrierën e saj dhe me mjaft surpriza. Rita Ora u shpreh se dëshironte të udhëtonte në të gjithë Kosovën dhe të vizitonte vendet më të bukura të saj.

“Tani jam e lumtur dhe Kosovës do i jap koncertin më të mirë të mundshëm në karrierë. Është e vërtetë se në çdo intervistë dhe konferencë për shtyp them që jam nga Kosova”, – ka thënë ajo.

“Mund të ishim kudo në botë këtë ditë, por unë vendosa që të sjell gjithë ekipin tim këtu në Prishtinë që të ofrojmë shfaqjen më të mirë përgjithmonë”, – ka thënë ajo.

Ajo ka folur për këngën “Shine your light” të xhiruar në Prishtinë duke sfiduar edhe patriotet e saj Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

“Kur isha në Prishtinë, isha vetëm unë, por tani janë më shumë. Janë edhe Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Kjo është kënaqësi sepse ne po ecim përpara. Jam e lumtur që kam pasur impakt të mirë për këtë”, – ka thënë ajo.

“Unë jam vajzë nga një vend i vogël dhe duhej të lë shenjë në botë. Pas një punë të madhe dhe të vështirë kam arritur këtu. Tash po e shoh se sa kam arritur. Mesazhi im kryesor është se keni vetëm një mundësi që të mbaheni në mend. Sa më shumë që jemi të njohur, e bëjmë vendin më të madh. Ne kemi talente të mëdha, si Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Bëni sa më shumë dhe argëtohuni duke prezantuar Kosovën”, – ka thënë Rita.

E pyetur nëse mund të kishte edhe një bashkëpunim me Lipën dhe Rexhën ajo u shpreh se është takuar me Beben, por ende jo me Duën pasi të dyja kanë një axhendë të ndryshme. ©Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *