• |
ide | kryesore

Urimi i veçantë i George W. Bush për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Lajme, Të fundit



Urimeve për 10vjetorin e Pavarësisë së Kosovës i është bashkuar edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush.

Me anë të një letre, ai ka uruar pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka përmendur edhe momenti e njohjes së pavarësisë nga SHBA.

“Përshëndetjet më të përzemërta qytetarëve të Kosovës të cilët festojnë 10 vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë. Në vitin 2008, Presidenti Sejdiu ra dakord të merrte përgjegjësitë e përcaktuara nga Plani i Ahtisaarit për të nxitur lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike.

Isha krenar që pranoja kërkesën e tij për Shtetet e Bashkuara të njohin Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Dhjetë vjet më vonë, kjo ditë historike është një reflektim i angazhimit të vendit për të vazhduar ndjekjen e standardeve më të larta të dinjitetit njerëzor dhe për të çuar përpara çështjen e lirisë.

Laura dhe unë përgëzojmë popullin e Kosovës në këtë rast të rëndësishëm dhe dërgojmë urimet tona më të mira për një të ardhme paqësore, demokratike dhe të begatë. Zoti të bekoftë”, – mbyllet urimi i Bush.



3 Comments

  1. keta jan miq qe pa asnje interes shpreh mirnjohje respekt,ky meriton vend nderi ne zemrat tona,ku cila do fjal te shprehet e mire shte pak

  2. Amerikanët nuk e kanë shum për zemër se e akuzojnë për luftën e Irakut dhe sidomos gënjeshtrat që u shpërndanë para se të fillonte lufta. Po unë mendoj se Bush ishte njeri me shpirt të mirë që i gënjye nga ata që e rrethonin, kush në vend të tij nuk do vepronte kur agjencitë e shërbinit sekret të sigurojnë se kanë prova të besueshme. Powell shkoi me ato prova edhe në OKB.
    Por çfarë është më e rëndësishme ai ishte një burrë shteti e mik i shiptarëve dhe këtë e tregoi me pavarësinë e Kosovës kur erdhi në TR e tha ‘Tani është koha’. U tregua burrë e as na kërkoi gjë në këmbim.
    Në ndryshim nga ai bithzi Obama donte të na bënte kosh plehrash kimike të Sirisë, na solli 5 mijë muxhahedinë (që në raport me popullsinë janë njësoj sikur SHBA të kishin marrë 500mijë të tillë) pa dhënë asgjë në këmbim, sbëri asgjë për të ndihmuar Kosovën të çlirohej nga krimi e korrupsioni, mbështeti kriminelët Thaçi e kompani, ambasadori i tij Dell u tregua super i korruptuar në aferën e ndërtimit të autostradës nga Bechtel….etj.
    Prandaj besoj se Bush duhet të vlerësohet më shumë nga ne, si mik i vërtetë i kombit tonë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *