• |
ide | kryesore

VIDEO/ Inter zhytet në krizë, humbje edhe në Genoa

Sport



Interi zhytet më tej në krizë. Zikaltrit janë mposhtur në udhëtim nga Genoa pas një performance tejet të dobët të shtunën mbrëma.
Andrea Ranocchnia shënoi në portën e tij një autogol në fund të pjesës së parë për të kaluar vendasit në epërsi.

Në pjesë të dytë Goran Pandev shënoi ndaj ish-skuadrës së tij, por nuk festoi.

Me këtë humbje, Interi rrezikon seriozisht vendin e katërt në Serie A, i cili çon në Ligën e Kampioneve.
“Zikaltrit” kanë 48 pikë në vendin e katërt, por Lazio me një fitore eventuale të dielën kundër Veronës mund të parakalojë Interin.

https://www.youtube.com/watch?v=5Z2SGZn-HZY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *