• |
ide | kryesore

Fotoja e Rita Orës që irritoi portalin serb “Blic”

F1, Paparazzi



Rita Ora arriti në Prishtinë ditën e djeshme, ku ka mbajtur një koncert madhështor në kryeqytetin kosovar.

E gjithë kjo në vigjiljen e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës, të cilën ende nuk po munden ta kapërdijnë serbët.

Publikimet e fotografive të Rita Orës në llogarinë personale në Instagram, ku në fokus është Kosova, kanë bërë që të irritohen fqinjët verior.
Sipas portalit serb, Blic mijëra serbë janë “çmendur” me një prej imazheve të këngëtares sonë, e cila kishte veshur një tutë me mbishkrimin Kosova, të cilën po e konsiderojnë si krahinë jugore të Serbisë.

“Para stuhisë, ne jemi më afër shfaqjes sime. Këto xhaketa janë bërë për një rast të veçantë dhe të gjitha të ardhurat nga shitjet shkojnë për qëllime bamirësie”, shkroi Ora.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *