• |
ide | kryesore

Masakra në Florida, Donald Trump sulmon FBI-në

Planet



Presidenti amerikan, Donald Trump sulmoi FBI-në lidhur me injorimin e paralajmërimeve për autorin e masakrës në një shkollë të mesme në Florida. Kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se Byroja Federale po shpenzon shumë kohë për çështjen “Russiagate”.

Donald Trump vendoset kundër Byrosë Federale të Investigimit për injorimin e paralajmërimeve, që më vonë do të çonin në masakrën e nxënësve në shkollën e mesme të Floridës. Në një mesazh në Twitter, presidenti amerikan pohon se FBI “po shpenzon shumë kohë duke u përpjekur për të provuar lidhjet ruse me fushatën presidenciale”- shprehet Trump.

Byroja pranoi se nuk kishte vepruar pas paralajmërimeve për autorin e sulmit me armë në gjimnazin në Parkland, ku u vranë 17 studentë.

“Është shumë e trishtueshme që FBI nuk i ka marrë sinjalet që kanë të bëjnë me vrasësin e shkollës së mesme. Kjo nuk është e pranueshme”, shkruan Trump.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *