• |
ide | kryesore

Ministria e Jashtme greke: Marrëveshja për detin nuk është mbyllur!

Lajme, Të fundit



Ministria e jashtme greke ka deklaruar se çdo marrëveshje e mundshme me Shqipërinë do të publikohet zyrtarisht atëherë kur të jetë finalizuar.

Korrespondenti i Ora News në Athinë, Robert Goro komunikoi me selinë e diplomacisë greke, për të pyetur nëse ka ndonjë zhvillim të ri lidhur me negociatat pas takimit që zhvilluan të premten në Sofie ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë.

“Nuk ka asnjë zhvillim përtej deklaratave të fundit që kanë bërë dy ministrat e jashtëm, Kotzias dhe Bushati”, ishte përgjigjja e dhënë nga një burim tepër kompetent, që ndërkaq kërkoi ruajtjen e anonimitetit.

I pyetur mbi zhvillimet rreth marrëveshjes për kufirin detar dhe zonat ekskluzive ekonomike, burimi tha se nuk kishte asnjë koment dhe shtoi se çdo marrëveshje do të publikohet zyrtarisht atëherë kur të jetë finalizuar në mënyrë të plotë.

Para tri ditësh, ministri i jashtëm grek deklaroi në një intervistë televizive se Athina dhe Tirana kanë mbyllur gjithë paketën e çështjeve të hapura që prej 70 vjetësh. Por ai kishte shtuar se shpreson që negociatat të mbërrinin në një përfundim pozitiv. Gjë që tregon se negociatat nuk kanë përfunduar akoma.

Ky konkluzion përforcohet edhe nga fakti se presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ende nuk ka kthyer përgjigje ndaj kërkesës së ministrit të jashtëm, për t’i dhënë plotfuqishmërinë e nisjes së negociatave teknike.



2 Comments

  1. ftojme shtetin shqiptare ne territorin shqiptare qe njihet qe pas coptimit etnik te fillojne kerkimin per gaz dhe nafte te kthejn migantet qe ndollen ne greqi dhe tu hapin pun ne vend se nuk kemi nevoje as per grekun as per evropen me pasurit qe kemi dhe ju zoterinje pushtetare nuk mund te bllokoni zhvillimin dhe as grabisni pasurit individuale dhe kolektive, bejn mire qe gjith shqiptaret te kthehen ne shiperi se pasurit perrallore dhe jetesen e kemi ketu ,nuk duhet te leme te luajn asken me pasurit tona per asnje cmim ,sikur dhe nje shqiptare te mbetet ,sepse pasurit shqiptaret te nentokes dhe mbitokes na mbajne pa punuar fare me mire se me i miri grek apo evropian qe punon ,dhe keto tallen me ne ne menyre shtazarake duke na vjellur dhe duke bere sikur po na ndihmojne

  2. KALI I TROJES NA KA HYRE NE SHQIPERI. Duhet djegur sa pa na shperndare pushtiminMos i besoni shume grekut te ATHINES, por mos i besoni edheGREKERVE QEVERITARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *