• |
ide | kryesore

Pas ndarjes nga jeta të Adelajdës flet për herë të parë Bjordi

Paparazzi, Slider



Ndarja nga jeta e gazetares Adelajda Xhamani ka qenë e dhimbshme për këdo që e njihte por edhe për fansat e saj që nga koha kur ishte në Big Brother.
Kjo sepse Adela iku në një moshë fare të re dhe në një mënyrë krejt të papritur.

Ish-i dashuri i saj Bjordi Mezini ka folur sot për herë të parë publikisht për humbjen e Adelës dhe është shprehur se ata kanë kaluar një periudhë shumë të veçantë së bashku.

I ftuar në emisionin “You & me” në “NRG Radio” ai shtoi se ishte bërë shumë keq kur kishte marrë vesh lajmin e hidhur.

Ai u shpreh:

Është një person që mungon, edhe…nuk ka shumë për të thënë, të gjithë e dinë sa kam ndikuar unë tek jeta e saj dhe ajo tek jeta ime. Kemi jetuar një periudhë shumë të veçantë së bashku, kemi ndarë shumë gjëra bashkë dhe kjo më bëri të empatizoja (ndieja) shumë për këtë njeri.
Mund të them që e njihja më shumë se çdo njeri tjetër dhe kjo më bëri shumë keq, nuk e prisja që do reagoja kaq keq.”

Adela dhe Bjordi ishin çifti i preferuar i shumë fansave, që prej kohës kur ishin në shtëpinë e famshme, ndërsa lidhja e tyre zgjati vetëm pak kohë pas daljes nga spektakli.



1 Comment

  1. Ka fol Bjordi Bigbradhrit mer amon. Po si ia ka dal me fol? Ky s’di me fol. Ky eshte analfabet. Mos ia ka shkrujt mami? Me siguri mami ia ka shkrujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *