• |
ide | kryesore

Aksidenti i rëndë në Shkodër, mjeku flet për gjendjen e 10-vjecares: Rikthimi i saj në jetë thuajse i pamundur

Lajme, Të fundit



Shefi i Urgjencës në Shkodër, Astrit Lahi ka dhënë informacion për gjendjen shëndetësore të gruas Evisa Preka dhe vajzës së saj 10-vjecare të cilët u plagosën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Astrit Lahi thotë se truri dhe trupi i vajzës së vogël është jashtë funksionit dhe mbahet në jetë më aparatura. Sipas tij, lajmi për vdekjen e vogëlushes ishte një nxitim i momentit nga Urgjenca e spitalit.

Truri është jashtë funksionit edhe trupi po ashtu thotë shefi i urgjencës Astrit Lahi. Lajmi për vdekjen nga urgjenca mund të ketë qenë një nxitim i momentit. Gjendja e vajzës është në një status qe mbrëmë dhe s’ka përmirësime dhe sa me shumë që kalon koha aq me të pakta janë shanset. Rikthimi i saj në jete është thuajse i pamundur” – thotë shefi i Urgjencës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *