• |
ide | kryesore

Deklarata/ Përçahet PS e Kukësit, mbështetësit e Kodhelit kundër atyre të Gjicit

Lajme, Të fundit



Kur na ndajnë më pak se një vit nga mbajtja e zgjedhjeve vendore, dega e Partisë Socialiste në Kukës është futur në një përplasje të fortë. Shkak është bërë një mbledhje kryesie e socialistëve zhvilluar në 17 janar të këtij viti ku është vendosur që të largohet Mimi Kodheli si e deleguar për qarkun e Kukësit dhe në vend të saj të komandohet Safet Gjici.

Vendimi i kryesisë është përcjellë në Kukës nga Taulant Balla dhe Ilir Beqja, por menjëherë ka shkaktuar reagimin e socialistëve të bazës duke ngjallur klanet kundërshtare. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat këtë të hënë, një grup anëtarësh të kryesisë së PS-së së Kukësit thonë se e kundërshtojnë zëvëndësimin e Kodhelit me Gjicin.

“Shkarkimi i znj. Mimi Kodheli si e deleguar per Qarkun tone është i padrejte pasi ajo perfaqeson ne Kuvend votuesit e PS se Qarkut Kukes. Personi i ngarkuar si i deleguar per Qarkun Kukes z. Safet Gjici është ne kundërshtim me statutin e PS dhe nuk përfaqëson interesat e socialisteve te Kukësit, as të votuesve të PS, Kukës pasi me veprimet dhe mosveprimet e tij e ka dëshmuar këtë. Në këtë mënyrë problemet tona të premtuara për zgjidhje jo vetëm që nuk filluan të zgjidhen, por me një revansh dhe me te shtuar u agravuan duke u shkelur rëndë të drejtat e socialisteve” – thuhet në deklaratë. Aty bëhen akuza të forta ndaj Gjicit.

“PS e Kukësit është marrë peng nga një grusht njerëzish që po e trajtojnë si shoqëri private në shkelje të dispozitave statutore nga ky grusht njerëzish në mënyrë të përsëritur”.

Ky grup socialistësh thotë se kanë nisur edhe një grevë urie në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e kryeministrit Edi Rama. Zëra në Kukës thonë prej disa kohësh, Safet Gjici ka nisur “me dorë të fortë” duke bërë lëvizje në administratën lokale. Të njëjta burime shtuan se emri i Gjicit përmendet si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme.

Deklarata

“Te detyruar nga mungesa dhe neglizhenca e vazhdueshme e Drejtuesve te PS Kukes dhe Kryesisë se PSSH ndaj nesh socialisteve te Kukesit , bëjmë këtë deklaratë për shtyp për të bërë publike shume problematika tonat të cilat me e rëndësishmja është që të vendoset në vend morali i PS dhe i socialisteve të Kukësit pasi
Për shkak të neglizhencës së përsëritur të kryetarit dhe Drejtuesve të PS-së, Kukës dhe të humbjes së besimit ndaj tyre me shume se 1/3 e Asamblesë se Kukësit sipas statutit te PS-së i kërkoi kryesisë votëbesimin e Kryetarit dhe marrjen e masave për zgjidhjen e problematikave tona.
Nga ana e Kryesisë me dt. 17.01.2018 me përfaqësues z. Taulant Balla dhe Ilir Beqja u paraqiten vendimet e Kryesisë se PSSH dhe premtua zgjidhja e problemeve te shtruara deri me dt. 10.02.2018.
Vendimet e kryesisë ishin si me poshtë:
Pezullimi i Kryetarit dhe Sekretarit te PS Kukës
Shkarkimi i znj. Mimi Kodheli si e deleguar për Qarkun Kukës
Ngarkimi me këtë detyrë z. Safet Gjici
Ne kundërshtojmë ne mënyrë absolute këtë vendim pasi:
Shkarkimi i znj. Mimi Kodheli si e deleguar për Qarkun tone është i padrejte pasi ajo perfaqeson ne Kuvend votuesit e PS se Qarkut Kukes. Personi i ngarkuar si i deleguar per Qarkun Kukes z. Safet Gjici është ne kundërshtim me statutin e PS dhe nuk përfaqëson interesat e socialisteve te Kukësit, as të votuesve të PS, Kukës pasi me veprimet dhe mosveprimet e tij e ka dëshmuar këtë. Në këtë mënyrë problemet tona të premtuara për zgjidhje jo vetëm që nuk filluan të zgjidhen, por me një revansh dhe me te shtuar u agravuan duke u shkelur rëndë të drejtat e socialisteve. Kjo deklarate behet për te qene transparent për publikun pasi ne menyre institucionale brenda PS nuk gjetëm zgjidhje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *