• |
ide | kryesore

Fatmir Xhafaj hedh shashkën: Do të ketë Veting të pasurive të politikanëve!

Lajme, Të fundit



Është folur shumë për kontrollin e pasurive të politikanëve shqiptarë, përmes një procesi të mirëfilltë vetingu, njësoj me atë që ndodh me gjykatësit, prokurorët dhe policët.

Deri më sot nuk ka asgjë të shkruar në letër, por Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj mbështetës i fortë i dy proceseve të vetingut në gjyqësor dhe polici, ka paralajmëruar nisjen e një vetingu në politikë.

Deklaratën e bëri gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë kur tha:

“Nëse duhet një ligj i vetingut për politikanët, unë jam i pari që do ta votoja me të dy duart. Besoj që ai draft duhet të ketë që të vetohem unë i pari, meqenëse jam hartuesi i reformës në drejtë- si, hartuesi i këtij projektligji dhe Ministër i Brendshëm për momentin në këtë detyrë. Por besoj fort që në mënyrën si është ndërtuar dhe vetë reforma në drejtësi, në mënyrën se si është konceptuar ajo, unë besoj shumë shpejt që do të kemi dhe veting për politikën, qoftë për çështje të figurës, qoftë për çështje të njerëzve në politikë. Dhe në mënyrë të veçantë të atyre që kanë pasur rol vendimmarrës, në fatet e këtij vendi dhe në pasuritë e qytetarëve të këtij vendi”

Deklarata e Fatmir Xhafajt nuk ka asnjë bazë ligjore dhe është hera e parë që artikulohet publikisht. Duke marrë parasysh pengesat e forta që kaloi vetingu i gjyqësorit duket krejtësisht e pamundur që politikanët të miratojnë një ligj, i cili t’i hapë rrugë kontrollit të imtësishëm të pasurive të tyre.



6 Comments

  1. pse jo duke filluar nga krymbat e qenefit negjmije ruqin,xhafen,edin e olsi ramen,fatos nanon,negjmije monstren vet,sparak brahon,gjelil e ilir gjoni,dash e alfred pezen,ilir e ylvi beqen,fidel kastro yllin,gjinushin,dokle,frrok,ndok,preng,balil,xhelil,ilir e monika kryekepurdhen,,majkon,lulzim bashen,taulant pallen,paulin sterk mutin,pjerdh e dhin ndreu,ridvan boden,berishen,kushdo qe ka vjedh.anonimus e tjer bythlepires rama,po ashtu muq nanon,nazarkot,vangeli,sokol palla etj.nena te ju qihet te gjithve kush ka vjedh,me falni harrova vellaun kriminel te kriminelit XHAFA.

  2. I pa emer,nuk eshte edhe i pa mend.Kjo deklarate e Xhafaj-t,jo vetem nuk eshte shashke,por tregon me se miri,se organet e vetingut,u drejtokan nga Ministria Brendeshme.Kete kerkonte edhe Saimir Tahiri,qe ne fillimin e reforrmes ne drejtesi.Megjithese Komisioni Venecias,e hodhi poshte kete ide,rilindasit,perseri po e bejne fakt te kryer,Opozita ,me ngadalesine e veprimeve te tyre,po i lene shteg te lire Xhafaj-t te vere ne veprim,propozimet a paraardhesit te tij.

    1. un nuk du me dit fare kush e drejto xhafaj apo marku apo ligji
      un du me pa edipsizet e parlamentit nburg
      ne po ja arriti ky xhafa me e bo ket pune
      voten time e ka ne per 8 vjet tjera

  3. O tironco,nuk do tja dij me njeri per vota por vetem duan te shpetojn bythen dhe pasurin marramendse qe kan vjedhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *