• |
ide | kryesore

Gjendet i vrarë në makinën e tij një 22-vjeçar nga Kruja

Lajme, Të fundit
Policia-Kruje.jpg



Një 22-vjeçar është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm brenda automjetit të tij. Shtetasi Ledi Cypi nga Kruja u gjet i pajetë në makinë nga të afërmit e tij.

Mësohet se 22-vjeçari kishte dy ditë që ishte kthyer nga Italia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gramëz.

Trupi i pajetë i 22-vjeçarit është dërguar në Tiranë për të kryer ekspertizën, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Mësohet se kanë qenë familjarët e shtetasit me inicialet M.Ç, ata të cilët e kanë gjetur të pajetë djalin e tyre, dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 22-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *