• |
ide | kryesore

Gjykata e Apelit lë në burg dy ish-Drejtorët e Rrugëve për abuzimet me rrugët

Lajme, Të fundit
Gjykata_Shkalla_Pare_Durres_0111.jpg



Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në burg dy ish-Drejtorët e Përgjithshëm të Rrugëve, Dashamir Xhika dhe Andi Toma, të arrestuar me urdhër të prokurorisë për abuzime në ndërtimin e rrugës së Gjinarit dhe asaj Tiranë-Elbasan. Në seancën gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë, trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi ‘arrestin me burg’ të vendosur Gjykata e Elbasanit, vendim që është apeluar nga mbrojtja në Gjykatën e Apelit në Durrës.

“Arrest me burg” Apeli i Durrësit vendosi edhe Rexhep Tarban (mbikqyrës i punimeve në rrugën e Gjinarit),  ndërkohë për Agron Hysën, Kujtim Hysën dhe Rezarta Bokçiun u vendos detyrim paraqitje.  Gjashtë persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga prokuroria.  Në këtë çështje akuzohen gjithsej 11 persona për të cilët prokuroria ka kërkuar caktimin e masave të sigurisë në gjykatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *