• |
ide | kryesore

Ish-kreu i Autoriteti të Rrugëve Dashamir Gjika kërkon pafajësinë në Gjykatën e Apelit

Lajme, Të fundit



Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Durrës ndaj ish kreut të ARRSH, Dashamir Xhika i cili kërkon pafajësinë pas vendimit për të apeluar masën ‘arrest me burg’ të dhënë nga Gjykata e Elbasanit. Ish-kreu i ARRSH akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion’ me tenderin e aksit rrugor Elbasan-Gjinar.

Kallëzimi për abuzime ndaj Dashamir Xhikës u bë nga prokuroria e Elbasanit, konkretisht shpërdorim fondesh në ndërtimin e aksit rrugor Tiranë-Elbasan, më saktësisht në ndërtimin e rrugës së Gjinarit. Procedurat e rrugës së Gjinarit kanë nisur që në vitin 2009.

Dashamir Xhika, i cili ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH-së në periudhën tetor 2013-shtator 2017, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Shpërdorim të detyrës’ të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”, – thuhej në urdhrin e arrestit të lëshuar nga Gjykata për ish-kreun e ARRSH më 1 shkurt.



1 Comment

  1. Ç’lesh pafajesie mor “gazetar” analfabet?! Ka kerkuar ndryshimin e mases se sigurimit. Jane dy gjera teresisht te ndryshme. Gomere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *