• |
ide | kryesore

PS zvarrit kërkesën për komision hetimor për çështjen Tahiri

Lajme, Të fundit



Në Konferencën e Kryetarëve në është shqyrtuar kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për rastin “Tahiri”. Qëllimi i komisionit të kërkuar nga PD është që të kontrollohet ligjshmëria e veprimeve administrative të organeve të pushtetit legjislativ apo ekzekutiv në kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën akuzohet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Po kështu kërkohet që të kontrollohet ligjshmëria e ndërhyrjeve të këtyre pushteteve në ushtrimin e ndjekjes penale në mënyrë të pavarur nga organi i prokurorisë në hetimin penal të këtij rasti, si dhe efektet që kanë ardhur nga kjo ndërhyrje e paligjshme.

Gjatë diskutimit kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh parimisht pro ngritjes së komisionit, por shtoi se projektvendimi duhet rregulluar ligjërisht.

“Parimisht jemi dakord për ngritjen e komisionit hetimor por duhen bërë disa riformulime me projektvendimin për ngritjen e komisionit hetimor. Kërkoj disa ditë kohë që mazhoranca të shkruajë një projektvendim që të jetë i saktë ligjërisht dhe juridikisht” u shpreh Taulant Balla.

Por sipas Edmond Spahos kërkesa ka qenë korrekte. “Ka pasur kohë të mjaftueshme, pasi ka më shumë se një javë që është dorëzuar kërkesa. Ne do hetojmë një çështje që ka të bëjë me ish-ministrin Tahiri dhe ndërhyrjet që ka bërë. Parlamenti dhe qeveria në këtë çështje. Ju doni që këtë çështje të mos hetohet dhe Saimir Tahiri të dalë i palagur” u shpreh Spaho në komision.

Komisioni Hetimor

Objekt dhe cështjet që do të hetohen – (1) Roli, dijenia dhe përgjegjësia e Kryeministrit, anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ministrave, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërërore, veprimet apo mosveprimet e tyre, në parandalimin dhe ndëshkimin e fenomenit të kultivimit të kanabisit apo trafikimit të lëndëve narkotike;

(2) Arsyet e veprimeve dhe sjelljes së Kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ministrave në intimidimin e organit të prokurorisë mbi çështjen për të cilën akuzohet ish Ministri i Brendshëm z. Saimir Tahiri;

(3) Vlerësimi i rrethanave mbi dijeninë e Kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ministrave për veprimtarinë kriminale apo ligjshmërinë e veprimtarisë së tyre shtetërore në drejtim të parandalimit të paligjshmërisë për të cilën akuzohet ish-Ministri i Brendshëm dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit;

(4) verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit administrativ të Kuvendit për pengimin e organit të prokurorisë që të kërkonte në gjykatë arrestimin e ish-Ministrittë Brendshëm z. Saimir Tahiri, si dhe nxjerrja e provave që perbëjnë sekret hetimor nga anëtarët e Këshillit;

(5) veprimet dhe sjellja e Kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të Ministrave, si dhe e çdo zyrtari tjetër publik, në pengimin apo intimidimin e organit të prokurorisë që të veprojë në mënyrë të pavarur dhe paanshme në hetimin e çështjes penale ndaj ish Ministrit të Brendshëm z. Saimir Tahiri;

(6) ndërhyrjet nga organet e pushtetit legjislativ apo ekzekutiv në hetimin e kësaj çështje, si dhe efektet që kanë sjellë këto ndërhyrje;

(7) evidentimi i pengesave që ka hasur organi i prokurorisë në hetimin e këtij zyrtari të lartë, nga veprime apo mosveprime të paligjshme të organeve të tjera të administratës shtetërore;

(8) ligjshmëria e ekstradimit të personit tjetër nën hetim për të njëjtën çështje dhe efektet që sjell ky ekstradim në ushtrimin e ndjekjes penale ndaj ish-Ministrit të Brendshëm;

(9) rreziqet që paraqiten për hetimin e pavarur, të shpejtë, efikas dhe të gjithëanshëm të kësaj çështje, dhe mjetet që duhet të përdoren për eleminuar në mënyrë kushtetuese dhe ligjore këto rreziqe;

(10) vlerësimi mbi nevojat e organit të prokurorisë, për burime financiare dhe njerëzore, për hetimin e plotë, të pavarur dhe të paanshëm, të kësaj cështje, si dhe verifikimi nësekëto burime janë vënë në dispozicion.



1 Comment

  1. edvin rama e mao LUU ce duni dy cop muti te nji trupi.njeri rus e tjetri kinez e ben shqiprin me kanabis pekmez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *