• |
ide | kryesore

Kërkimet për gaz, ‘SHELL’ nënshkruan nesër marrëveshje të re me qeverinë shqiptare

Lajme, Të fundit



U deshën rreth tre vite negociata që qeveria shqiptare dhe kompania SHELL të arrinin finalzimin e marrëveshjes hidrokarbure për Bllokun 4, firmosja e së cilës pritet të bëhet këtë të martë (20 shkurt). Burime pranë kompanisë thanë për “Monitor” se tashmë janë mbyllur të gjitha termat e negocimit dhe palët kanë dakordësuar draftin final çka i hap rrugë operacioneve të reja të holandezëve përveç atyre ne zonën e Beratit ku janë të përqendruar prej vitesh.

Blloku 4 i lokalizuar në juglindje të vendit kufizohet nga kufiri shtetëror midis Shqipërisë dhe Greqisë. Është një terren kodrinor-malor dhe maja më e lartë është ajo e Nemërçkës. Ky bllok është i vetmi ndër 13 që ishin në total për të cilin po finalizohet një marrëveshje.

Qeveria gjatë vitit 2014 dhe 2015 nxori disa herë për shprehje interesi blloqet e lira të naftës por në shumë pak raste pati interes duke bërë që rishpallja të bëhej një praktikë normale. Situata nuk u favorizua as nga çmimet e ulëta të naftës në bursë ku shumë prej kompanive u detyruar në atë kohë që të ulnin planet e tyre të investimit si dhe zgjerimin e aktivitetit në zona të reja.

Paralelisht me SHELL interes shfaqi edhe Navitas për një tjetër Bllok por që deir më tani nuk ka asnjë zhvillim.

Shpimi në Pusin Shpiragu 4

Në janar të këtij viti kompania SHELL njoftoi nisjen e operacionit për pusin Shpiragu 4. Sipas të dhënave paraprake parashikohet që kostoja e këtij operacioni të shkojë të paktën 72 milionë dollarë për një afat prej 395 ditë dhe me një thellësi shpimi prej 6101 metra.

Pusi Shpiragu-4 klasifikohet si një pus i thellë dhe është pusi i katërt që shpohet nga kompania Shell Upstream Albania, pas atyre Shpiragu-2, Molishti-1 dhe Shpiragu-3. Për të ardhur deri tek shpimi i pusit, kompania ka kryer më parë një volum punimesh sizmike dhe një sërë studimesh përgjithësuese gjeologjike.

Shell prej vitesh ushtron aktivitetin e saj në kërkim sipas një sërë marrëveshjeve. Në përfundim të shpimit dhe testimit të pusit Shpiragu-2, në Dhjetor të vitit 2013, kompania Shell ka deklaruar se ka bërë një zbulim të ri në pusin Shpiragu-2. Për të vlerësuar kapacitetin naftëmbajtës të zonës janë duke u shpuar disa puse vlerësimi, sipas një Programi Vlerësimi.

Ky program ka për qëllim të vlerësojë nafte dhënien, të përcaktojë madhësinë e rezervuarit dhe qëndrueshmërinë ekonomike të projektit/monitor



2 Comments

  1. vertet behen shpime dhe nxirret nafte por kush e administron dhe si shperdahet cfar fiton populli konkretisht ku eshte transparenca,deri ne detaje qe shpere votbesim ,ne e dim per nga pasurit ne shfrytezim shqiperia as si ka gervishur pasurit e saje me nje popull kaq fukara,dhe papunsi kaq te malle

  2. kujtoni ju se njeriut të thjeshtë i interesojnë lajme të shkruara në mënyrë të tillë??
    çpoi këtu,tundi tokën atje??
    jo lali jo,shqiptarit të thjeshtë i interesojnë të thënat e sakta të përfitimit që do të ketë ai!!
    pra sa përqind e vlerës së naftës bruto të nxjerrë mbetet në shqipëri?
    sa puntorë do të punësohen?
    nëse nxjerrja është e madhe dhe përpunimi duhet të bëhet në shqipëri!
    sa do të jetë çmimi i karburantit duke qënë se jemi shtet prodhues?
    me këto fitime që kemi pasur deri tashti,do të ishte fitim gjigand sikur të mos kishin nxjerrë asnjë pikë naftë!pra ta kishin lënë të qetë atje ku është dhe të mos kishin shkatërruar natyrën!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *