• |
ide | kryesore

Komisioni hetimor ‘Tahiri’, PD kërkon që të merret në pyetje edhe kryeministri Rama

Lajme, Të fundit



Konferenca e kryetarëve u zhvillua me dyrt të mbyllura ditën e sotme, ku u shqyrtua kërkesa e PD dhe LSI për ngritjen e një komisioni hetimor për rastin “Tahiri”. Ndërkohë, gjatë mbledhjes mësohet se mazhoranca ra parimisht dakord për ngritjen e komisionit, por kërkoi kohë pasi duhet bërë, siç sqaroi Taulant Balla, disa riformulime me projektvendimin për ngritjen e komisionit hetimor.

Kërkoj disa ditë kohë që mazhoranca të shkruajë një projektvendim që të jetë i saktë ligjërisht dhe juridikisht”, tha Balla.

Nga ana tjetër, demokrati Edmond Spaho e kundërshtoi duke thënë se “Mendoj se ka pasur kohë të mjaftueshme pasi ka më shumë se një javë që është dorëzuar kërkesa. Ne do hetojmë një çështje që ka të bëjë me ish-ministrin Tahiri dhe ndërhyrjet që ka bërë parlamenti dhe qeveria në këtë çështje. Ju doni që kjo çështje të mos hetohet dhe Saimir Tahiri të dalë i pa lagur”.

Mes personave që demokratët kërkojnë të merret në pyetje për çështjen Tahiri është edhe kryeministri i vendit Edi Rama, sqaroi Spaho ndër të tjera.

 



2 Comments

  1. Qe kur paska dale jo i pershstatshem ,ligji per komisionet parlamentare.Apo Balla kerkon ndryshime ,per cdo propozim te opozites.Opozita duhet te kerkoje llogari pse qenka i pa sakte ligjerisht dhe juridikisht ,projektvendimi per komisionet?Lojra per te fituar kohe.

  2. Perralla i ka dhe opozita keto. Para ca koheve cirrej qe ekzistonin video te orgjive ne Santa Quaranta, pastaj qe ekzistonin video te Bushatit ne Brazil. Pastaj betohej qe kishte fakte dhe prova per Vangjushin. Ndermjet ketyre episodeve betoheshin e sterbetoheshin qe nuk do vidheshin votat kur u pa qarte se cfare zallamahie ndodhi me votimet.
    Mendoj qe keta te gjithe punojne bashke dhe hane bashke ne kurrizin tone. Basha tashme duket si nje dordolec qe as sorrat nuk tremb me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *