• |
ide | kryesore

Lubonja: Akuzat e SHBA për Llallën “mbajnë erë” dhe janë turp për ne të gjithë

Arkiva



“Jo çdo gjë që thonë amerikanët duhet ta marrim apriori si të vërtetë”. Analisti Fatos Lubonja ka një tjetër ide për vendimin e DASH që ndalon hyrjen e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla në Shtetet e Bashkuara pasi konsiderohet i përfshirë në afera korruptive.

“Lidhur me Llallën ka një çështje që nuk duket e qartë. A kanë amerikanët prova nga shërbimet e tyre për këtë çështje? Këtë nuk e dimë. Por a është vetëm Llalla në listë? Kjo nuk shkon sepse këtu e dimë që janë të shumtë ata që kanë bërë korrupsion.

Atëherë, kemi të bëjmë me një sulm nga ana e ambasadorit me arsyetimin se ka penguar reformën në drejtësi. Kështu mund të më thotë dhe mua ai. Ke penguar reformën në drejtësi.

Kjo në vetvete është skandal. Nëse akuzohet një kryeprokuror për korrupsion, ose nxirr prova, ose hesht. Sepse kjo mund të jetë personale për çështje lobingu. Është përfolur se edhe Uesli Klark te Bankers Petroleum dhe atëherë mund të thuhet se Lu e ka bërë për çështje të tjera.

Pse te Llalla mbeti zbulimi i korrupsionit? Këta po bashkëpunojnë me të tjerë të korruptuar. Kjo mban erë të keqe. Kjo është fyese për të gjithë ne. Thotë SHBA një gjë dhe e marrim të gjithë si të vërtetë” – tha Lubonja në studion e News 24.

Lubonja thotë se edhe Vettingu ka një anomali në vetvete.

“Kjo gjë nuk shkon. Ai që ka bërë korrupsion duhet të shkojë në burg dhe jo t’i thonë “shko në shtëpi” – tha Lubonja. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *