• |
ide | kryesore

Makina më e shpejtë në botë/ Corbellati Missile pritet të kalojë Bugattin në 500 km/h?

Planet



Bugatti dhe Koenigsegg, të cilat konsiderohen si makinat më të shpejta sot, mund të lihen prapa nga një makinë e re e quajtur Corbellati Missile, që pritet të ketë 1800 kuaj.

Corbellati është një markë e re italiane, me seli në Tenerife të Spanjës, që do të debutojë në Sallonin e Gjenevës (8-18 mars) me një supermakinë që premton performancë të jashtëzakonshme.

 

E hapur dhe me një pamje si makinat e viteve ’60, motori i fuqishëm V8 prej 9 litrash dhe 1800 kuaj fuqi i Corbellati Missile do të mundësojë që të arrihet shpejtësia e jashtëzakonshme prej 500 km/h.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *