• |
ide | kryesore

Negociatat me Greqinë, Meta i dërgon një letër ‘sekrete’ Bushatit

Lajme, Të fundit



Kreu i shtetit Ilir Meta mësohet se i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit në lidhje me një nga debatet që tashmë ka marrë jehonë jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe saj siç është ajo e një marrëveshje ‘sekrete’ me Greqinë.
Javën e kaluar kryediplomati shqiptar kërkoi plotfuqishmërinë nga kreu i shtetit për nisjen e negociatave me Athinën për marrëveshjet e pazgjidhura mes dy vendeve, të cilat janë trajtuar në dy takimet e Bushatit me Kotzias në Kretë dhe Korçë. Burime në dijeni të ekzistencës së kësaj letre, bëjnë të ditur për Report Tv se letra e Metës është e klasifikuar “sekret”.

Sipas të njëjtit burim, në letër nuk kërkohen vetëm negociatorët, por Presidenti i Republikës kërkon të dijë nga qeveria edhe sa i takon parimeve të negociimit me palën greke sa i takon zgjidhjes së dy çështjeve të nxehta, marrëveshjes për ‘Detin’ dhe shfuqizimin e Ligjit të Luftës.Më herët u raportua në media se presidenti Meta i kishte kërkuar Bushatit përfaqësuesin e tij në tryezën e negociatave. Është e paqartë nëse letra e cilësuar “sekret” ka mbërritur në adresën e ministrit të Jashtëm, Bushati.



3 Comments

  1. e drejta verteta eshte si uji kurse padrejtesia,eshte si zjarri qe djeg shum por asnjehere ujin se djeg,keshtu qe ju zoterinje meditoni thelle ,qe padrejtesia te mos u kthehet shpejt ne llogari,ju kurrsesi nuk mund te anashakloni nje komb 15 milionesh ,dhe te dilni kunder interesave te tije shihet shum neper mendime dhe pershtypje te ndrysheme te analisteve te ndryshem,deri ne iden qe ne po zgjellim me te mall dobin se demin ,per te menjanuar nje dem me te mall me dobi me te vogel,kur ju per nje shekulli per 1 shekull keti kombi i suallet demin me te mall se dobin ,ku eshte garancia qe ndryshuat ne esenc formim. jo formimi ishte mentaliteti komunist i padrejte vall ne 1 dit ore vit njeriu merr formim dhe te ndryshoj jo,formimi don koh ,ku ndryshuat ne kuptim ,bindje , vlersim ,,per tu konfirmuar kjo ,ka veprimet bindese 1sejcili ben detyren e vet e jo sejcili perzihet ne punen e tjetrit e gjith struktura e organizimit dhe drejtimit menaxhimit dhe orjentimit te jetes njerzore ne vend merr menjehere karakter adekuat veprimi,1 konfirmohen ulleheqesit e drejte ,dhe drejtesi ka 1 eshte e verteta,,ullzimi zotit tjerat i provuam ishin mashtrime ,dhe sollen ket ralitet ,dietaret bejne punen e vet studiuesit shkencore bejne punen e vet gjitha grupet njerzore rreshtohen dhe nxiten nga dietaret dhe ullheqesit e drejte per dobi vlera unitet duke rregulluar cdo hallke te prishur deri tani,ju lutem ju qe drejtohi a shiihni veten tuaj se ne cilin grup njerzore te dobishem renditeti si dietare te dituris drejte si ulleheqes te ullzimit drejte si besimtare vepremire dhe adhurues dhe njerez qe i luten zotit,si guximtare ne mendime fjale dhe vepra te dobisheme,apo si njerez qe nuk pyesni per asgje ,asken dhe sikur gjithcka te perbyset dhe populli te gjakoset ,ju nuk tundeni sepse e keni pushtetin me tapi si shpin tuaj dhe popullin si bagetin qe i beni kurban kur te duani,e para struktur eshte dobia me njerezit pergjegjes ,koha do plotesojne kuptimin se kush mund te mbijetojne uji apo zgjarri,ne trojet shqiptare un mendoj uji eshte i qete pastert gateshem dhe pa shpenzime kurse zgjarri eshte i kushtushem per tu mbajtur sepse harxhon shum energji shum shpejt ky komb me hir a pa hire do marri cfar i takon dhe meriton dhe te pamerituarit ,historia do ti lere pas ,ky eshte mendimi im rreth zhvillimeve zgjelljes njerzore dhe ligjeve te zhvillimit ,e vlefeshme per ato qe kerkojne kuptim vlersim te ralitetit ,qe raliteti ,arritjese drejte eshte vetem veprimi drejte si garanci e drejta haku

  2. Epo po mos te shkruante fjlalen ‘sekret’ ti nuk do klikoje dhe te lexoje kete lajm.
    Fajin e ke ti , qe i beson atij termi qe eshte shtuar per te zgjuar kuriozitetion tend , per te te bere te besosh ne nje ‘prapaskene’ , ,,, ne nje ‘konspiracion te mundshem’ … dhe ti bie brenda.
    Kesaj i thone ‘te te vene festen sipas kokes qe ke’.. Pra e meritojme kete lloj loje qe bejne mediat me ne, panvarsisht qe pasi lexon lajmin ti ndihesh si i kapur ne cark..
    ahaha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *