• |
ide | kryesore

Nëna përmendet pas aksidentit, mjekja: Po kërkon fëmijët!

Lajme, Të fundit



Mjekja e spitalit të Shkodrës, Dhurata Uruçi tregoi se fëmija i mbijetuar nga aksidenti i një nate më parë, është ende në rrezik për jetën. Sipas mjekes nëna e tre fëmijëve, Ervisa Preka është përmendur dhe kërkesa e parë e saj ka qenë të shohë fëmijët.

Fatkeqësisht foshnja 9 muajshe dhe vajza e vogël 5 vjeçe nuk mbijetuan dot nga aksidenti. Ndërsa 10-vjeçarja është ende në gjendje kome dhe vazhdon të jetë në rrezik për jetën.

“Janë katër të shtruar, të katërt trajtohen me terapi intensive, me rëndë është gjendja e vajzës të ciftit të aksidentuar, gjendje kromatoze, me shumë pak pikë, ndërsa tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Vajza vazhdon me qënë në gjendje rreziku për jetën”

Aksidenti ndodhi natën e kaluar në rrugën Velipojë-Shkodër, ku makina e familjes Preka u përplas me një mjet ku udhëtonin Sokol Mujaj dhe Andrea Gjergji. Nga përplasja mbetën të vdekur dy fëmijët dhe babai, Edmond Preka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *