• |
ide | kryesore

Patozi sfidon Bashën: Kush janë hajdutët e tjerë, Lulzim?

Lajme, Të fundit

Nga Astrit Patozi

Kosova dhe Shqipëria nuk paskan nevojë për një hajdut më shumë, ndaj edhe idea e Edi Ramës për një president të përbashkët nuk paska vlerë. Kështu paska thënë sot me plot gojën Lulzim Basha.
Pyetja është se kush janë hajdutët e momentit dhe këtu nuk ka shumë vend për dilema. Pasi të dy shtetet shqiptare kanë vetëm nga një president, aktualisht. Por më e rëndë se kjo qenka mllefi i Lulzimit për “klasën politike” shqiptare të këtej dhe andej kufirit. A thua se ka zbritur në Shqipëri sot dhe nuk ka qenë asnjë ditë ministër, kryetar bashkie apo udhëheqës i opozitës.
Edhe mua ma shpif kjo gjoja shpikja e Edi Ramës për president të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës, por kurrësesi për arsyen idjote të Lulzim Bashës. I cili fiton më shumë kur nuk flet apo shkon me pushime jashtë shtetit çdo fundjavë, sesa kur shprehet apo kur bën sikur e ka seriozisht aksionin politik.

3 Comments

  1. le nam ti ore palaco po te ishe aq i zoti ti dilje ne krye pd ngele duke ber opoziten e opozites tamam si dashnore e tradhtuar ben

  2. Po edhe ta ketë bërë “gabimin” Basha e të ketë aluduar për dy presidentë aktuale shqiptare, Metën e Thaçin si “hajdutë”, pse na e merka Patozi si një marrëzi të Bashës ?
    Në luftën primitive e të pa principtë politike shqiptare, shumë kohë para Bashës, ka politikanë e media që i kanë akuzuar Metën e Thaçin si “hajdutë” e mes tyre je edhe vetë ti o Patok.
    I treti mik me dy të parët është Edi Rama që i paskej shprepur në mend që të bëhet president i dy shteteve shqiptare. Nëse Bashe e paskej bërë “gabimin” se boll i kemi dy presidentë “hajdutë” e pse ti bëjmë tre, na e mbush mëndjen o Patok me fakte se të tre “presidentët” janë të pastër qelibar e jo të akuzosh Bashën se ka qenë edhe ai ministër.
    Ti, ndonëse ke qenë nënkryetar i PD, nuk dijmë të kesh dhënë ndonjë kontribut të veçantë as për PD e as për Shqipërinë në tërësi. As mish e as peshk ke qenë njëlloj si Bamir Topi.
    Ama emri i Bashës si ministër në tre dikastere, është i lidhur me sukeseset më të mëdha të qeverisjes Berisha.
    As nuk i ka rënë në mëndje lukunisë se enveristëve e kanabistëve që në propogandat e tyre kundër PD, të kujtohen se ka edhe njëfarë Astrit Patozi.
    Dihet se në luftën politike, propoganda soc-komuniste i përqëndron sulmet e saj, tek personat më të aftë të krahut tjetër.
    Politikani më i sulmuar nga tufa e lehësve të PS (alias PPSH), pas Berishës, ka qenë e është Basha.
    Ty as të ka pasur fare kush në hesap, sikur nuk ekzistoje.
    Pse nuk i bën pyetje vetes se pse të thërrasin e ekspozojne marrëzitë që shkruan ti në Facebook, mediat edviniste, që nuk ta kanë përmendur fare emrin më parë ?
    Sepse e ndjejnë se të paskan pasur të tyrin e që po ju vjen në ndihmë me ligësitë e keqdashjen tënde primitive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu